Pogradec, gjendet i mbytur në lumë një person rreth 60 vjec
POGRADEC-Një 60-vjecar është gjetur i mbytur në një lumë që rrjedh pranë Pogradecit. Policia e këtij qyteti konfirmon se kalimtarë të rastit kanë gjetur anash lumit pranë zonës së Mokrës një person të pajetë. Nga konstatimet e para rezulton se personi mund të jetë mbytur në lumë. Mësohet se shtetasi i pajetë është Isuf Starova, 60 vjec.
Policia ka ende të paqarta rrethanat në të cilat 60-vjecari ka rënë në lumë dhe është mbytur.
(d.b/BalkanWeb)
Policia ka ende të paqarta rrethanat në të cilat 60-vjecari ka rënë në lumë dhe është mbytur.
(d.b/BalkanWeb)