Lushnjë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i një aksidenti automobilistik në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e quajtur “Klubi i shoferit”, ku automjeti me targa TR 96 56 P, nën drejtimin e shtetasit Besmir Zeqiri, 27 vjec ka përfunduar jashtë rruge. Për pasojë ka mbetur i plagosur 27 vjecari nga Kamza, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa konfirmon paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara.