E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Do t'i perdore per fushate "Qeveria puneson militante"

Selia roze akuzoi dje qeverine, se po puneson militante ne administrate ne prag te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Deputeti socialist, Blendi Klosi tha dje se me vendimin e fundit te Keshillit te Ministrave, 1618 punonjes, punesohen me kontrate te perkohshme ne administrate. "Ky vendim i miratuar ne nisje te fushates elektorale, vetem 145 dite nga dita e votimit, per ne eshte shume shqetesues pasi i jep qeverise se Sali Berishes, mundesine te punesoje me qellime te pastra militante, jashte cdo kriteri te ligjit te sherbimit civil, 1600 militante te partise ne pushtet", akuzoi Klosi. Sipas tij, vendimi i qeverise, kerkon ne menyre abuzive qe, administrates se Ministrise se Puneve Publike t'i shtohen 800 punonjes, per procesin e Legalizimeve, bie ne kundershti te plote me vendimin e djeshem te Gjykates Kushtetuese, e cila shpalli si te papajtueshme me Kushtetuten dhe Karten Evropiane te Autonomise Vendore. "Ky numer punonjesish, do te duhej te administrohej nga pushteti vendor qe te kishim pershpejtim te procesit te legalizimeve", reagoi deputeti socialist. Ne keto kushte, ai denoncoi se po hartohet me prapaskena te theksuara politike, per te punesuar vetem militante partiake. Ndaj dhe grupi parlamentar i PS kerkon me urgjence, qe ky vendim te kthehet e te ripunohet nga Keshilli i Ministrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›