Bashkia i bindet kerkesave te demokrateve dhe LSI
Bashkia e Korces i eshte bindur kerkesave te keshilltareve te djathte dhe atyre te Levizjes Socialiste per Integrim, lidhur me debatin per buxhetin e vitit 2009. Tek keshilltaret e Bashkise , ka mberritur rendi i dites per mbledhjen e radhes qe do te zhvillohet diten e premte. Bashkia pranon qe te debatoje lidhur me nivelin e taksave dhe tarifave vendore,organiken dhe nivelin e pagave ne Bashki dhe tek institucionet qe kane varesi prej saj, si dhe prioritetet per investimet ne vitin 2009. Pra ne kete mbledhje me interes priten te jene pikat e rendit te dites qe flasin per taksat vendore si dhe realizimi i treguesve ekonomiko-financiare per vitin 2008. Eshte pikerisht ky debat, qe u shtrua ne formen e nje kerkese nga grupi i keshilltareve te djathte dhe atyre te LSI. Pika me e nxehte e debatit pritet qe te jete miratimi i taksave dhe tarifave vendore. Bashkia e ka parashikuar rritjen e tyre deri ne masen prej 10 per qind, gje qe paraprakisht nga ana e keshilltareve te djathte eshte deklaruar vota kunder rritjes se taksave.