Fqinjet, sinjale njohjeje per Kosoven
Greqia njeh pasaportat e Republikes se Kosoves. Megjithese Athina zyrtare ende nuk e ka njohur fqinjin e tij, ajo ka pranuar qe Prishtina zyrtare te krijoje zyrat nderlidhese me kete shtet, duke pranuar kwshtu realitetin nw shtetin e ri. Perpos kesaj, Qeveria e Kosoves ka pershendetur vendimin e Qeverise greke qe t'i njohe pasaportat e Kosoves, duke e pare kete si shenje te Athines drejt njohjes se Kosoves se pavarur. Kryeministri Thaci si edhe deputete opozitare, vleresojne se njohja e Kosoves nga vendet e rajonit do te ishte shume e rendesishme per tere procesin e njohjes. Njohja e Kosoves nga vendet fqinje do te nenkuptonte nje impuls, ne vete procesin e njohjes se Kosoves edhe nga vende te shumta boterore, vleresojne zyrtare te larte kosovare. Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, eshte shprehur dje i bindur se vendet fqinje, si Maqedonia e Mali i Zi, do ta njohin Kosoven shume shpejt. Nderkohe qe kreu i ekzekutivit kosovar, permes shefit te Zyres greke ne Prishtine, Dimitris Moschopoulos, i ka shprehur mirenjohje Greqise per vendimin e Athines zyrtare qe t'i njohe pasaportat e Republikes se Kosoves. Njohja e pasaportave dhe vendimi i Qeverise greke per mundesine qe edhe Kosova, te hape zyren e saj nderlidhese ne Athine, sipas Thacit, jane sinjale se ky vend i rendesishem i rajonit, gradualisht po e pranon Kosoven e pavarur. "Une e ritheksoj se edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, besoj se nuk do te vonohen me njohjen e pavaresise se Kosoves. Gjithashtu edhe me Greqine ne kemi ndertuar marredhenie te shkelqyeshme. Ajo eshte pjese e rendesishme e komunitetit nderkombetar dhe une dua te besoj fuqishem se Athina do te marre vendimin e duhur, ne kohen e duhur, qe pergjigjet ne interesat e shtetit grek, ne relacion me njohjen e realitetit te ri te Kosoves", deklaroi Thaci. Nderkohe, diplomati grek, Moschopoulos, u shpreh se Greqia eshte shume e interesuar per marredhenie te mira me Kosoven. "Ne jemi te gatshem qe te leshojme viza per poseduesit e pasaportave te Kosoves ne Zyren greke ne Prishtine. Kjo eshte deshmi se Athina eshte e gatshme ta ndihmoje Kosoven dhe t'i sherbejme keshtu stabilitetit te rajonit", tha diplomati grek. "Them se ky eshte nje hap i rendesishem qe flet per nje vullnet te mire te Greqise ne relacion me Kosoven", tha Moschopoulos, duke shtuar se vendimet e tjera qe kane te bejne me njohjen, i perkasin Qeverise ne Athine. Greqia eshte nje, nga gjashte vendet anetare te Bashkimit Evropian qe nuk e ka njohur ende Kosoven e pavarur. Nderkaq, njohja e pasaportave tashme eshte bere edhe nga vendet fqinje si Mali i Zi e Maqedonia. Ne procesin e deritanishem te njohjes, perkunder faktit se Kosova eshte njohur nga 47 vende, ne vazhdimesi potencohet si nje lloj ngecjeje njohja e Kosoves nga vendet fqinje dhe ato islamike.