Nafta, spekulimi me kryeqytetin
Jo me shume se, 10 kilometra nga vija verdhe e Tiranes e njejta kompani e tregtimit te naftes e shet nje liter nga ky produkt 10 leke me lire se, ne Tirane. Nje liter nafte Eurodiezel ne Tirane kushton 160 leke, ndersa pergjate autostrades Tirane-Durres apo ne rruget e tjera nacionale qe te nxjerrin nga kryeqyteti nje liter kushton 150 leke. Ndersa ajo qe quhet nafta D2 kushton edhe me lire. Kete ndryshim te cmimit qe nuk ndikohet nga tregjet nderkombetare, tregtaret ne pikat e pakices e shpjegojne me faktin se, ne Tirane ka me shume kerkese per nafte, se pergjate rrugeve nacionale dhe ne rrethe. Mirepo ndryshimi i cmimit nga Tirana ne rrethe nuk eshte modest, por tregon per nje deformim dhe spekulim te tregut me cmimin e naftes edhe brenda per brenda vendit. Madje nga e njejta kompani cmimi nga Tirana ne rrethe ndryshon dhe kjo gjithmone per faktin se, ne Tirane numri i automjeteve eshte me i madh. Cmimi i larte i naftes dhe ndryshimi i cmimit ne Tirane dhe jashte saj konsiderohen nga tregtaret e naftes pasoje e infrastruktures se dobet qe kane importuesit dhe pamjaftueshmerise se rezervave per ti perballuar ndryshimeve te cmimeve ne tregun nderkombetar dhe kerkeses se tregut te brendshem. Por ne fakt situata nuk eshte kaq shume problematike. Aktualisht jane te licencuar me shume se 20 kompani qe kane te drejten dhe mundesite tekniko-financiare per te importuar nafte, nderkohe qe kapacitetet rezervuese jane rritur nga dita ne dite dhe nga ana tjeter jane te licencuar dhjetera tregtare me pakice. Argumenti qe kane dhene tregtaret per rritjen e cmimit te naftes rezulton te jete nje spekulim i paster per shkak se, tregu vendas nuk i ka ulur cmimet edhe kur kjo ka ndodhur ne tregun nderkombetar. Por mekanizmat e nderhyrjes ne treg per stabilizimin e cmimit nuk jane duke funksionuar. Per shkak te kesaj situate importi dhe tregtia e naftes llogariten si biznesi me fitimprures. Krahas spekulimit me cmimin tregu ne fjale spekulon edhe me cilesine e karburanteve, ku eshte vertetuar tashme se nafta e D2 shitet per Eurodiezel.
Tregtia e naftes stoike ndaj tregjeve nderkombetare
Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare eshte ulur qe nga muaji qershor gati me 40 per qind. Tregu vendas ka qendruar stoik karshi ketyre ndryshime pasi niveli i cmimit nuk eshte ulur as me 5 per qind. Tregtaret bejne me faj per mos uljen e cmimit, taksat e larta qe vilen ndaj tregut te karburanteve. Por nga ana tjeter parlamenti nuk ka miratuar rritje te akcizes ose tarifa te tjera ndaj ketij tregu te pakten kete vit.
Blerina Hoxha