E Diel, 1 Nëntor 2026

ARMO, parate e shitjes nisen drejt buxhetit

Miratimi i kontrates se shitjes se "ARMOS" nga Kuvendi i ka hapur rruge levrimit te 128 milione eurove te cmimit te shitjes se ish- kompanise shteterore te naftes. Sipas ligjit te privatizimit, shuma derdhet ne buxhetin e shtetit pasi Parlamenti te kete miratuar kontraten. Nderkohe te 128 milione eurot do te perdoren gjysma per financimin e borxhit te shtetit dhe gjysma per financime ne infrastrukturen rrugore. Kjo shume pritet te perfshihet ne buxhetin e vitit 2009, pohojne burimet ne Ministrine e Financave. Burime zyrtare te "METE"-s, sqarojne se, "ARMO" eshte blere nga nje konsorciumi,"AMRA" i perbere nga tre kompani, nje prej te cilave me kapacitetin e investitorit strategjik. Lidhur me dividendin e kompanise "ARMO" per vitin 2008, "METE" sqaron se, per periudhen janar 2008, deri ne castin e hyrjes ne fuqi te kontrates, ai do te derdhet ne thesarin e shtetit. Ndersa per aludimet se, garancia bankare eshte false, burime nga "METE" theksojne se kontrata e shitjes, eshte firmosur pas leshimit te Garancise Bankare prej Bankes "Raiffeisen", qe mban daten 7 gusht 2008, (shume dite perpara se te perfundonte afati i firmosjes se kontrates). Origjinali i Garancise eshte depozituar ne ministri. "METE" ve ne dukje gjithashtu, se per spekulimet, se, shteti shqiptar do te paguaje te gjithe borxhet qe "ARMO" u ka te treteve, duke ulur keshtu cmimin real te shitjes, fakti eshte se nuk ka falje te borxheve te "ARMO"-s ndaj te treteve. Nafta qe do te prodhohet ne Shqiperi nepermjet "ARMO"-s do te kete destinacion vetem tregun vendas. Burimet nga Ministria e Ekonomise njoftuan se, kjo eshte nje nga pikat themelore per te cilat eshte rene dakord ne negociatat me konsorciumin qe ka blere ndermarrjen shteterore te naftes, "ARMO", " Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group". Kompania shteterore e naftes, "ARMO" ze rreth 25% te tregut te brendshem te tregtimit te karburanteve, ajo zoteron 100% te tregut per bitum, mazut, etj, c'ka e ka bere me nxites interesimin per ta blere ate. Nga ana tjeter, ne janar 2009, ne Shqiperi nuk do te lejohet tregtimi i gazoilit D2 per automjetet, per shkak te detyrimeve te anetaresimit ne BE, c'ka mbetet detyrim urgjent per bleresin e ri te "ARMO"-s, per te nderhyre me investime ne permiresimin e ketij treguesi cilesor. Arritja e nje synimi te tille ndikon ne rritjen e tregut me nje gazoil me cilesi te permiresuar, duke i dhene shansin "ARMO"-s qe te kthehet ne nje lojtar te forte ne tregun vendas. Kompania shteterore e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, "ARMO" arriti vitin qe shkoi nje fitim prej 15 milione eurosh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›