E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesat joshese, per tre muaj 170 milione euro ne banka

Depozitat ne sistemin bankar gjate 3- mujorit te dyte te ketij viti u rriten me 18.2 miliarde, ose 170 milione euro, sipas raportit "Mbi gjendjen e sistemit bankar gjate tremujorit te dyte te vitit 2008", publikuar te premten nga Banka e Shqiperise. Duke iu referuar treguesve per depozitat ne monedhen me te preferuar, Banka Qendrore veren se ne vleren me te larte llogariten depozitat ne euro, e ne vleren me te ulet ne monedhen vendase dhe ne dollare. Sipas Bankes Qendrore, treguesi- depozita ne monedhen euro, pas nje renieje te lehte gjate viteve 2006 dhe 2007, eshte rritur ne tremujorin e pare te vitit 2008 dhe ka vazhduar te rritet me tej gjate tremujorit te dyte te vitit 2008. Per te stimuluar thithjen e sa me shume kursimeve, bankat e nivelit te dyte ane perfshire n konkurrence te ashper kete vere me rritjen e normave te interesave per depozitat per te gjitha afatet dhe monedhat. Normat e interesave per depozitave po shenojne rekordin e tete viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›