E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat japin dyfishin e depozitave kredi per ekonomine

Portofoli i kredise nga bankat tregtare qe operojne ne vendin tone gjate tremujorit te dyte te vitit 2008 eshte rritur me rreth 33.5 miliarde leke ose 10.7 per qind me shume se tremujori i pare i ketij viti. Sipas kesaj ecuri bankat kane dhene kredi dy here ne shume se sa kane marre nga depozitat Sherbimi i kredise per individe, biznese, etj, zuri rreth 43 per qind te totalit te aktiveve te ndryshme qe ofrojne bankat. Raporti i BSH-se, veren se gjate ketij 3 mujori kredia ne monedhen vendase u rrit me ritme te krahasueshme me kredine ne monedhe te huaj. Zhvillimet per pjesen e pambuluar te kredise ne monedhe te huaj tregojne serish peshe me te madhe qe ze segmenti "per pasuri te paluajtshme", prej rreth 54.1 per qind. Sipas BSH-se, ne ndryshim nga nje tendence e vene re kohet e fundit, u evidentua ritem me i larte rrites per kredine akorduar bizneseve kundrejt kredise dhene individeve dhe kryesisht e dhene ne monedhe te huaj. Struktura e kredise sipas degeve te ekonomise vijon te mbetet pothuaj pa ndryshime te dallueshme ne raport me tremujorin e pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›