Fqinji 43 vjec tenton te perdhunoje 14-vjecaren
ELBASAN - Shkon te perdhunoje fqinjen e mitur vihet ne pranga nje 43-vjecar. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thane se dy dite me pare kane bere arrestimin ne flagrance te 43-vjecarit i cili ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me nje vajze 14-vjecare fqinje me te. Ngjarja eshte zhvilluar ne oret e para te mengjesit. Kur Xhevahir Kasemi kishte shkuar ne banesen e fqinjes se saj atje nuk kishte njeri. Ne kohen kur ka tentuar te kryeje marredhenie me dhune me vajzen me inicialet D. T. shpetimtare ka qene vajza e vete autorit. Ajo kishte ndjekur babane e tij dhe kur ai ishte brenda shtepise se fqinjit ka thirrur. Zeri i vajzes e ka sjelle ne vete dhe ai eshte larguar menjehere.
Arrestimi
Nuk ka mbaruar me kaq. Vajza e mitur qe per pak ka rene pre e deshirave erotike te fqinjit te saj ka treguar gjithcka te prinderit. Keta te fundit pa nje pa dy kane bere denoncimin ne polici. Kur uniformat blu kane administruar kallezimin dhe deshmite e vajzes 14-vjecare kane nisur kerkimet per arrestimin e te dyshuarit. Pas disa oresh policia lokale beri te ditur arrestimin ne flagrance te Xhevahir Kasemit 43 vjec banues ne lagjen Dyli Haxhire Elbasan. Menjehere ai eshte derguar ne qeli dhe eshte marre ne pyetje nga uniformat blu.
Ngjarja
Pas venies ne pranga te tij eshte zbardhur ngjarja. Ai ka shkuar ne banesen e se mitures me inicialet D. T. 14 vjece banuese po ne te njejten lagje shtepi kjo ngjitur me ate te autorit. Pasi ka hyre ne ambientet e brendshme ne njeren nga dhomat e baneses 43-vjecari ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me te mituren gjate kohes kur ne banesen e saj nuk kishte njerez. Por fatmiresisht ne kete kohe prane baneses se vajzes se mitur eshte afruar vajza e autorit dhe pasi ka degjuar zerin e saj Kasemi eshte larguar me shpejtesi. Me pas ka qene vajza e mitur qe ka treguar ngjarjen per familjaret dhe keta te fundit kane shkuar ne polici. Me te marre denoncimin policia ka mundur te ndaloje te dyshuarin i cili eshte derguar ne qeli. Pritet qe ai te dale para gjykates dhe te njihet me akuzat.
7 Shtator 2010