E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane zbulohet baza e shitjes se heroines

TIRANE-Nje aksion antidroge gjate mesnates ka bere te mundur te zbuloje nje baze te shitjes se heroines ne kryeqytet.

Pas nje pune tre mujore nje aksion antidroge i Policise se Tiranes ka bere te mundur shkaterrimin e njerit prej grupeve me te medha kriminale per shperndarjen dhe prodhimin e lendeve narkotike ne kryeqytet mes te cileve edhe tre vellezer.

Permes nje deklarate per shtyp Policia e Tiranes informoi te marten per mediat se ne oret e para te mengjesit te dites se sotme ne prangat e policise kane perfunduar Robert Xhafa 58 vjec si tre vellezerit Gerald Dorjan dhe Florjan Qafa persona me precedente penale per vjedhje me arme si dhe shperndarje te narkotikeve

Gjate kontrollit ne banesen e ketyre shtetasve ne cilesine e proves materjale policia sekuestroi 99 gr lende narkotike e dyshuar heroine e ndare ne 320 porcione te gateshme per shitje 21 gr kanabis sativa nje makineri per perzjerjen e lendes narkotike 150 mije leke te reja dy motocikleta nje sasi fushekesh luftarakeetj.
Sipas policise ndaj shtetasit Dorjan Qafa rendon gjithashtu edhe akuza e goditjes dhe kundershtimit per shkak te detyres ndaj efektivit te policise i cili gjate operacionit policor per arrestimin e tyre ka goditur dhe kundershtuar punonjesit e policise.
Materjalet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve ndaj te cileve rendon akuza e prodhimit dhe shperndarjes se narkotikeve si dhe kundershtimit te punonjesit te policise per shkak te detyres i kaluan per hetime Prokurorise se Tiranes nderkohe qe vijojne hetimet per aktivitetin kriminal te ketij grupi.

Baza e shperndarjes se droges ishte perqendruar tek zona e Ali Demit ne kryeqytet. Hetimet vijojne per te zbuluar nese ka edhe persona te tjere ne shperndarjen e droges ne Tirane.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›