E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceshtja Vokshi ne prokurori biznesmeni shqiptaro-maqedonas

TIRANE- Hetuesit e Task- Force ne Prokurorine e Tiranes marrin ne pyetje biznesmenin shqiptaro-maqedonas Ylber Cami ne lidhje me aferat korruptive me lejet e ndertimit nga Bashkia e Tiranes per projektin te parku i liqenit.

Seancat e pyetjeve prokurori zhvillohen ne kuader te hetimeve qe hetuesit kane nisur per akuzat mes maxhorances dhe opozites per korrupsion ne lidhje me lejet e ndertimit.

Vizion Construksion ka per bashkepronar me 50 te aksioneve Arian Tartarin burri me te cilin bashkejeton deputetja e PD Vokshi Rrahman Selmanllarin i njohur si mikun e ngushte te djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha dhe Dritan Avllaj apo njohur si Tan Lepri i perfolur si sekser i Rames per lejen e ndertimit. Ne deklaratat publike te meparshme deputetja Vokshi akuzoi publikisht Edi Ramen se i kishte marre 20 te biznesit burrit te saj nepermjet sekserit te tij Tan Lepri per ndertimet te Liqeni.

Ylber Cami biznesmeni shqiptaro- maqedonas eshte nje nder 6 biznesmenet te cilet kane nenshkruar kontrate per investimet te parku i Liqenit dhe deshmoi sot ne prokuri.

Nderkohe dje deshmuan Rrahman Selmanllari dhe Dritan Avllaj. Si Rrahman Selmanllari ashtu dhe Dritan Avllaj kane deklaruar se kane marredhenie biznesi me njeri-tjetrin dhe nuk jane ne dijeni te dhenies se ndonje ryshfeti apo per ceshtje sekseresh - kane thene burime te rezervuara te prokurorise te cituara nga Gazeta Shqiptare.

Task Force ka thirrur te deshmoje dhe protagonistin kryesor te ketyre hetimeve Arian Tartarin per te cilin thuhet se eshte jashte vendit. Afati i fundit qe do te pritet Tartari per te dhene deshmine e tij eshte dita e hene e javes se ardhshme.
s.g/Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›