E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferta ilegale nga Arabia meret ne pyetje Myftiu i Lushnjes

TIRANE-Agjentet e Antiterrorit shoqeruan sot ne policine e Tiranes Myftiun e Lushnjes shtetasin Tomorr Borici.
Personi po merret ne pyetje ne drejtorine e policise se Tiranes ne lidhje me nje transferte financiare te ardhur nga Arabia Saudite permes nje studenti shqiptar e cila besohet se do te perdorej per financimin e rikonstruksionit te nje xhamie ne Lushnje.
Pak dite me pare policia e Tiranes shoqeroi ne zyrat e Antiterrorit studentin shqiptar ne Arabine Saudite Fadil Bardhoshi.
Ndalimi i tij u be pasi ne aeroportin e Medines ne Arabi ai ishte kapur me sasine financiare prej 50 mije eurosh e cila nuk ishte deklaruar ne piken e kalimit kufitar.
Gjate marrjes ne pyetje ne polici studenti iMedines i cili ishte lene i lire ne Arabi deklaroi se shuma financiare qe ai mbante me vete ishte per Myftiun e Lushnjes Tomorr Borici.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›