Frakull ne proteste banoret e pashpronesuar
Banoret e fshatrave te Komunes Frakull ne Rrethin e Fierit u jane rikthyer protestave. Shkak eshte bere vonesa e shpronesimeve per shume prej tyre. Banoret kane kercenuar se do te arrijne deri ne bllokimin e punimeve te autostrades Levan-Tepelene.
Me dhjetera banore te fshatrave Frakulle Ade Sheqmusala fshatra keto te Komunes Frakulle jane mbledhur paraditen e se premtes ne trasene e autostrades Levan-Tepelene duke bllokuar punimet per ndertimin e saj per me shume se 2 ore. Banoret protestues kane thene se ende nuk jane shpronesuar. Prej dy vjetesh na kane marre tokat dhe ende nuk na kane dhene parate qe na takojne.
Nuk kemi gjetur zgjidhje edhe pse kemi bere protesta te vazhdueshme ka thene Mynyr Velaj. Nje tjeter banor i zones Afrim Hamataj tregon se as shpronesimet dhe as demshperblimet nuk u kane dhene per tokat e zaptuara dhe per te mbjellat e demtuara. Me kane zene mbi 8 dynym toke dhe po aq siperfaqe kisha te mbjelle qe ma demtuan me punimet e tyre dhe as qe po kujtohen per te na dhene ato qe na takojne. Kemi shkuar ne prefekture na kane premtuar dhe deri tani asgje nuk eshte kryer tha Dashnor Veizaj. Banoret e Frakulles akuzojne qeverine per vonesa ne shpronesime nderkohe qe apelojne per zgjidhje sa me te shpejte te ketij problemi. Ata shprehen te vendosur se ne rast te mosshperndarjes te shpronesimeve dhe demshperblimeve do te arrijne te bllokojne autostraden si dhe punimet e saj. Kesaj radhe banoret kane lene nje afat dyjavor. Ne mbeshtetje te protestes se tyre gjate se premtes ka qene edhe kryetarja e FRESH-it Elisa Spiropali e cila ka akuzuar qeverine per vjedhje te fondeve publike si dhe te pronave te shqiptareve.
Kujtojme se edhe here te tjera banoret e Frakulles kane protestuar.