Petro Nini Luarasi pajiset me internet
Inaugurohet nje nga gjimnazet me me tradite te Tiranes. Dje mbi 1500 nxenes kane hyre ne ambientet e reja te gjimnazit dhe kane qene te pranishem gjate ceremonise se prerjes se shiritit.
Nderhyrja perfshiu rikonstruksionin e palestres tarraces dyshemese por edhe nyjave sanitare te shkolles. Ne objekt u instalua rrjeti i ri elektrik dhe i furnizimit me uje rrjeti telefonik dhe rrjeti i internetit nderkohe qe u realizua sistemi i ngrohjes qendrore duke parashikuar edhe instalimin e sistemit te mbrojtjes kunder zjarrit sipas normave dhe standardeve europiane. Pjese e rikonstruksionit te shkolles jane edhe fasadat e godines nderkohe qe rendesi te vecante merr edhe sistemimi i terreneve te jashtme oborrit. Ne pjesen e pasme te shkolles eshte ndertuar nje godine e re me siperfaqe 190 m2 me konstruksion beton/arme me disa ambiente te ndara ne te cilat jane vendosur kaldajat rezervuari i naftes rezervuaret e ujit grupi i pompave dhe kabina elektrike.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama tha gjate perfundimit te punimeve Shkolla Petro Nini Luarasi eshte nje nga ato simbole te arsimimit te te rejave e te rinjve te Tiranes qe ka pasur qysh ne ditet e para te saj ne te shkuaren e larget nje shkelqim te vecante. Kete shkelqim deshem tia rikthejme Petro Ninit. Nderhyrja eshte konceptuar jo vetem si nje hapesire qe i dedikohet mesimdhenies por edhe si hapesire per zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive duke respektuar gjithashtu vlerat ambientale dhe duke e konsideruar ate si nje organizem arkitektonik i cili do te shfrytezohet maksimalisht nga nxenesit. Rikonstruksioni teresor i nje siperfaqeje totale prej 1600 m2 do te siguroje kushte komode per zhvillimin e procesit mesimor duke marre parasysh gjithashtu edhe nevojen e konfigurimit te hapesirave sportive si hapesira te cilat do te qendrojne te hapura edhe ne aktivitetet sportive dhe kulturore jashteshkollore.