E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca: GJND-ja nuk do ta shpallë ilegale pavarësinë e Kosovës

PRISHTINE- Ambasadori i Francës në Serbi, Jean François Terral ka deklaruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk do të marrë një vendim në favor të Serbisë – ndërsa ka shtuar se, dy shtetet duhet të arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet fqinjësore, të cilat nuk do ta rrezikonin stabilitetin në rajon.“Drejtësia nuk është abstrakte. Njohja e një shteti ka të bëjë me sovranitetin e shtetit që bën njohjen. Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të imagjinoj asnjë hap prapa lidhur me këtë. Dhe të gjithë do t’ua thonë të njëjtën gjë”, ka thënë Terral në një intervistë për B92.Terral ka përsëritur fjalët që presidenti Sarkozy në Paris i ka thënë presidentit Tadic: “Njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për përfshirjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Por, po e përsëris, duhet të arrihet deri te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›