Përmbytet në Shkodër, vazhdojnë ndihmat nga disa shtete

Vazhdojnë të mbërrijnë ndihma nga vendet e rajonit apo dhe shtete të tjera europiane, për zonat e përmbytura.
Dy ekipet greke të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit me 35 efektivë, që mbërritën dje në Shqipëri, aktualisht janë stacionuar në Vaun e Dejës.
Ekipet greke kanë në dispozicion për të kryer operacionet e tyre 4 makina, 2 varka me motor dhe 7 pompa të fuqishme. Ato do të fillojnë që sot veprimet operacionale sipas udhëzimeve të Komitetit Ndërministror.
Mëngjesin e sotëm erdhi në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar e Hanit të Hotit, ekipi slloven i ndihmës për emergjencën në zonat e prekura nga përmbytja, si edhe dy helikopterë nga Italia.