E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, hapet llogari bankare per te permbyturit ne Shkoder

PRISHTINE- Një takim i jashtëzakonshëm i Bordit të Drejtorëve të Komunës së Deçanit zhvillohet sot, ndërkohë që paraprakisht kryetari i komunës, Rasim Selmanaj, ka marrë vendim për organizimin e një kontigjenti me ndihma humanitare për qytetarët e prekur nga vërshimet në zonat veriore të Shqipërisë.Tashmë ndihmat e para i kanë dhënë komunat Gjakovë, Prizren e Podujevë, ndërsa ndihma nga komunat e tjera pritet javën e ardhshme.Një iniciativë qytetare nga Ferizaj, e formuar dje me qëllim që të ndihmojë banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri, u ka bërë thirrje biznesmenëve dhe qytetarëve që të shprehin solidaritetin me bashkëkombasit. Dhoma Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit ka ndërmarrë një iniciativë që të ofrojë ndihmë në mënyrë të organizuar për përballimin e situatës emergjente të përmbytjeve në Shqipëri dhe për këtë qëllim ka hapur edhe një llogari bankare.(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›