Franca: Gadafi në Libi, nëse largohet nga politika

Franca duket se ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me liderin libian, Muamer Gadafi. "Koloneli mund të qëndrojë në Libi nëse largohet përfundimisht nga skena politike". Këtë lajm e konfirmoi sot në një deklaratë për shtyp, ministri i Jashtëm francez, Alan Jupe.
Sipas ministrit ky është një kusht i domosdoshëm për të pushuar luftën në Libi. Ndërkohë sot pritet që të ketë një takim mes ministrit të jashtëm të Libisë dhe atij rusë në Moskë.
Rusia pasi ka kritikuar shpesh NATO-n për ndërhyrjen ushtarake në Libi tashmë po bënë ndërmjetësen mes Libisë dhe aleancës që të arrihet një marrëveshje paqësore.