E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Lunaçek: Limaj të lërë imunitetin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek sugjeroi deputetin Fatmir Limaj dhe gjithë deputetët e tjerë, të cilët kanë probleme me ligjin që të tërhiqen nga pozitat e tyre për t`i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve gjyqësore.

Sipas saj, deputetët nuk mund të fshihen pas imunitetit pasi, ajo sipas saj veprat kriminale janë përgjegjësi individuale e secilit. Çështja e imunitetit është bërë temë kryesore në mediat kosovare.

Kyeparlamentari Krasniqi, ka refuzuar një kërkesë të EULEX-it për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, por shefi i EULEX-it Marnach, ka thënë se janë të vendosur që të gjejnë zgjidhje në mënyrë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›