Arrestimi i Haxhiç, Haga: Presim konfirmimin zyrtar

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës në një reagim të menjëhershëm tha se është në pritje të konfirmimit zyrtar nga autoritete e Beogradit mbi arrestimin e Goran Haxhiç.
Ndërkohë lajmi i arrestimit konfirmohet edhe nga televizioni serb “B92”, ku i referohet një zyrtari qeveritar.
Ish kreu politik i serbëve të Kroacisë, në arrati që prej vitit 2004, akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për genocid, krime kundër njerëzimit dhe kryesisht emir i tij lidhet me masakrën e Vukovarit, ku u vranë mbi 250 persona.