Kameron pranon gabimin në përzgjedhjen e Kolson

Për herë të parë kryeministri britanik David Kamerun ka pranuar se ka gabuar në përzgjedhjen e Andi Kolson si zëdhësin e tij.
"Më vjen keq për zemërimin që ka shkaktuar, emërimi i Kolson në stafin tim".
Gjatë një seance të posaçme parlamentare, Kameron shpjegoi përse e kishte punësuar ish redaktorin e “Neës of the Word”, Endi Kolsonin në postin e drejtorit të komunikimeve, në maj të 2010-ës.
Kameron tha se Kolson do të shpallet fajtor për mashtrim ndaj policisë dhe kryeministrit, nëse ka qenë në dijeni për përgjimet. Në një rast të tillë, shtoi Kameron, Kolson do të përballet me ndjekje penale. “Në një retrospektivë perfekte dhe me të gjitha ato që kanë pasuar, unë nuk do t`i ofroja punë Endi Kolsonit dhe mendoj se as ai nuk do ta prantonte atë. Por, vendimet nuk i merrni në retrospektivë. Ato i bëni në kohën e tashme. Ju jetoni dhe mësoni. Dhe, më besoni, unë kam mësuar”, ka thënë Kameron.