Obama perfundon turneun per nxitje perkrahjeje ne shtetet perendimore

Presidenti Barak Obama eshte kthyer ne Shtepine e Bardhe pas nje seri aktivitetesh ne shtete te rendesishme politike ne Kaliforni dhe Nevada. Zoti Obama e shfrytezoi kete turne dhe aktivitete te tjera per te nxitur perkrahesit te mbeshtesin propozimet e tij per uljen e deficitit dhe borxhit nderkohe qe ndizet fushata per zgjedhjet presidenciale te 2012.
Ne Kaliforni dhe Nevada si dhe shtete te tjera Presidenti Obama ka folur kete jave per vizionin e tij mbi Begatine e Perbashket permes Pergjegjesise se Perbashket. Ne qender te fjalimeve te tij ishte deficiti dhe borxhi si dhe zgjedhja ndermjet propozimeve te tij dhe planeve qe ai i cileson shume me ekstreme te prezantuara nga republikanet.
Ne aktivitete sa politike aq edhe me synimin per grumbullim fondesh zoti Obama foli edhe per taksat dhe per nevojen per te reformuar programet qeveritare per kujdes shendetesor per te varfrit dhe pensionistet si dhe u ndal tek problemi i cmimeve te larta te karburantit.
Lidhur me temen e deficitit Presidenti theksojne se ai dhe republikanet jane te nje mendjeje per shkurtimin e shpenzimeve dhe uljen e borxhit kombetar. Por ai tha ne nje aktivitet ne Nevada se ndryshimi eshte tek metodat per arritjen e ketij synimi
Ashtu si do te rrezikohej e ardhmja jone nese nuk i kushtojme rendesi deficitit po ashtu edhe nese nuk investojme ne te ardhmen e brezit te ri apo ne modernizimin e infrastruktures ne shkence dhe kerkime do te vinim ne rrezik te ardhmen. Une nuk e pranoj nje sakrifice te tille. Kjo eshte tema ne qender te debatit aktual.
Presidenti dhe republikanet duhet te reduktojne te pakten 4 trilione dollare ose me shume ne nje periudhe 10-12 vjecare. Por zoti Obama kundershton propozimet republikane qe parashikojne ndryshime themelore ne programet per kujdesin shendetesor te te varferve dhe pensionisteve.
Gjate aktiviteteve ne pjesen perendimore te vendit presidenti pranoi se ishte i irrituar nga gjendja e ekonomise dhe mungesa e perparimit ne ceshtje si reforma ne imigracion dhe ne politikat energjetike.
Nderkaq ne fjalen qe mbajti ne nje qytet studentor ne Virxhinia presidenti u beri thirrje te rinjve te mos qendrojne pasive gjate fushates zgjedhore te 2012 duke thene se ne ate menyre ata do te lejonin shume grupe te fuqishme me interesa specifike te benin cte donin
Nuk mund te lejojme qe ju te qendroni si spektatore te thjeshte ne kete debat. Dua qe te gjithe te angazhohen ne kete debat. Dua qe ju tu kerkoni llogari politikaneve ne Uashington. Ka menyra per ta zgjidhur problemin e deficitit ne nje menyre inteligjente qe te gjithe ne Amerike te behen pjese e procesit dhe te mbajne nje pjese te pergjegjesise. Por nuk mund te pranoj qe kjo mundesi te rrezikohet nga mungesa e zerave tuaj ne debat.
Aktivitetet e presidentit kete jave terhoqen disa individe shume te pasur te bazes demokrate. Ne Kaliforni moren pjese nje numer drejtuesish te industrise se filmit dhe yje te Hollivudit shume prej te cileve ne gjendje per te dhuruar shumen maksimale te lejueshme prej 35 800 dollaresh.
Presidenti iu drejtua perkrahesve te tij me fjalet se shpreson qe do te perjetojne nje periudhe entuziazmi per 18 muajt e ardhshem deri ne zgjedhjet presidenciale te nentorit 2012 dhe per kater vjet me pas sic u shpreh ai.