E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca: Qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje

"Franca kërkon të ndjekë nga afër forcimin e demokracisë në Kosovë dhe do të dërgojë 11 vëzhgues në terren, katër prej të cilëve parlamentarë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero, në një konferencë shtypi.

Parisi "i fton qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve të marrin pjesë masivisht në votim dhe të tregohen të përgjegjshëm që këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi", shtoi ai. Më tepër se një milionë e gjysmë persona janë thirrur të marrin pjesë në këto zgjedhje, të konsideruara nga autoritetet shqiptare të Kosovës si ngjarja më e rëndësishme që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia, më 17 shkurt të vitit 2008.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›