Qeveria e Kosovës masa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Këto komente në emër të Qeverisë së Kosovës i bëri zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili tha se Kosova në ditën e zgjedhjeve do të jetë e siguruar në nivelin e duhur, por kërkoi që mos të bëhet panik, sepse në Kosovë gjithçka është në parametrat normal.
“Qeveria e Kosovës ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me KFOR-in dhe besoj se të gjithë e kanë planin e vet operativ…Dita e diel do të jetë ditë normale, ditë e organizimit të mirë të festës, një shembull i mirë i demokracisë”, tha Kuçi.
Megjithatë Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX do, siç tha zëvendëskryeministri Kuçi, do të kryejë detyrën e vet me përgjegjësi.
Zëvendësshefi i Qeverisë u prononcua edhe për incidentin e fundit që ndodhi dje në Mitrovicë, për të cilin tha se ekzekutivi dënon çfarëdolloj incidenti që prish imazhin e mirë të fushatës parazgjedhore.
“Qeveria dënon çdo incident ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin situatën në dorë, ta thonë fjalën e vet dhe t’i përgjigjen çdo situate të tillë, ndërsa kërkojmë nga qytetarët që t’i përgjigjen pozitivisht bashkëpunimit me organet e drejtësisë”, u shpreh Kuçi.