Vetëvendosje: Dalja në zgjedhje zyrtarizon ndarjen
Aktivisti Glauk Konjufca në një konferencë për media ka thënë të premten qytetarët të cilët e kanë ndarë mendjen të votojnë, pavarësisht se për cilin kandidat e hedhin votën, ata së pari do të votojnë për decentralizimin dhe legjitimojnë ndarjen e Kosovës.
“Vet zgjedhjet lokale do ta kenë një agjendë qendrore, plani kryesor i së cilave do të jetë plani i decentralizimit, plan ky nëpërmjet së cilit Kosova do të ndahet etnikisht. Siç e dini Serbia ka mbajtur zgjedhje në vitin 2008 në 23 komuna të Kosovës, në 23 komuna të Kosovës aktualisht ekzistojnë strukturat paralele të Serbisë dhe nëpërmjet këtyre zgjedhjeve ato nuk do të shpërbëhen”, tha Konjufca.
Sipas tij edhe secili kandidat që është duke konkurruar për kryetar komune kontrollohet nga niveli qendror dhe kjo tregon se edhe problemi i Kosovës nuk është problem lokal, por është problem qendror.
Aktivisti Konjufca theksoi se mbajtja e këtyre zgjedhjeve do të jetë e dëmshme edhe në aspektin ekonomik, meqë sipas tij edhe investitorët nuk shkonin aty ku ekziston paralelizëm pushtetesh.
“Ky është edhe një aspekt shumë i dëmshëm nga aspekti ekonomik i investimit nëpër këto komuna, sepse dihet shumë mirë se një investitor nuk shkon aty ku ekzistojnë edhe struktura paralele edhe një sistem zyrtar politik, pra ku ka një paralelizëm pushtetesh”, ka shtuar ai. (rtv21/start)