E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Rikthimi i popullizmit rrezik për BE

Kryeministri francez, François Fillon kritikoi sot me rastin e festimeve në Ditën e Europës, rikthimin e nacionalizmave dhe populizmit, duke i përshkruar si rrezik vdekjeprurës për kontinentin.
Para afro 200 personave, kryesisht studentë që kanë përfituar nga programi i shkëmbimeve europiane Erasmus, Fillon diskutoi për sfidat me të cilat po përballet Europa.
Ndër këto sfida është edhe lufta kundër rikthimit të nacionalizmave dhe populizmit, që mund të prekë në zemër ndërtimin europian nëse ky rikthim çon në refuzimin e punës së përbashkët dhe përjashton nocionin e solidaritetit, deklaroi Fillon.
"Fuqizimi i forcave nacionaliste dhe populiste që shfaqen kudo në Europë përbën një rrezik vdekjeprurës", paralajmëroi ai.
"Kërkesat kombëtare duhet të jetë në përputhje me vlerat tona të përbashkëta me të drejtat tona themelore, me traditën tonë të tolerancës", vazhdoi ai.
"Kombet europiane janë më shumë se kurrë të forta vetëm kur i bashkojë përpjekjet. Ta harrosh këtë, do të thotë t`u premtosh kombeve europiane marxhinalizim", paralajmëroi ai.
Shumë vende europiane kanë njohur së fundmi një fuqizim të ekstremit të djathtë populist me suksese elektorale kryesisht në Holandë dhe në vendet nordike apo në Austri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›