NATO-ja mohon të ketë lënë emigrantët të mbyteshin

NATO-ja ka hedhur poshtë raportet e mediave se një nga aeroplanët e saj la dhjetëra emigrantë, që po largoheshin ilegalisht nga Libia, të vdesin në Detin Mesdhe.
Gazeta britanike Guardian raporton se një anije me 72 emigrantë ishte larguar nga Tripoli drejt Italisë në 25 mars, por ishte lënë të mbytej pas 16 ditësh në det, pasi NATO-ja dhe ushtritë e disa vendeve evropiane kishin injoruar thirrjet e tyre për ndihmë.
Zëdhënësi i NATO-s tha se Aleanca gjatë muajit mars kishte ndihmuar shpëtimin nga ujërat e Libisë të 500 personave, të cilët më pas i kishte transferuar në Itali.