Franca: Serbia në BE, kur ta njeh Kosovën

Wikileaks ka zbuluar informata interesante sa i përket raporteve Francë-Serbi në lidhje me Kosovën. Sipas informatave të fundit që janë publikuar, Franca ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të hyjë në BE pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.
Në një letër të dërguar nga ambasada e SHBA-së në Bruksel përmendet një raport nga takimi i drejtorëve politikë të Quentit (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Sekretariatit të Këshillit të Evropës) që është mbajtur më 11 janar 2010, ku Serbia “ishte dekurajuar fuqishëm” në kërkesën e saj që në OKB të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës.
Ambasadori i SHBA-së në BE, William Conrad kishte thënë se qëndrimi i Francës është po ashtu që në formularin për aplikim të Serbisë detyrimisht qëndron njohja e pavarësisë së Kosovës. Drejtori politik i Francës, Rolan Galarazh kishte thënë po ashtu se Franca nuk dëshiron një Qipro të re. (IO)