E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Në veri serbët përdorën armët

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 13:45

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen prestigjioze “Le Monde” ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë në veri.

Sipas tij, janë strukturat paralele ilegale të sigurisë të shtetit serb, të cilët kanë përdorur eksploziv, armë automatike dhe snajperët, duke vrarë një polic në Kosovë.

“Edhe më tutje Serbia po i mbron këto struktura paramilitare. Në dymbëdhjetë vjet, Serbia ka shpenzuar 6 miliard euro për të ruajtur kontrollin mbi pjesën veriore të Kosovës dhe të ruajtur status quon. Vetëm gjatë këtij viti i ka shpenzuar 260 milionë. Duhet të shpërbehen të gjitha strukturat e sigurisë, policisë, shërbimit sekrete”, ka theksuar Hoxhaj për këtë të përditshme.

Hoxhaj ka shtuar se nuk njeh asnjë vend tjetër në Evropë, që bënë përpjekje të ushtrojë kontroll administrativ mbi një pjesë të një shteti fqinjë.

bajtur peng nga strukturat paramilitare. Beogradi duhet të lejojë serbët e veriut të integrohen në institucionet e Kosovës. Ne duam një integrim të vërtetë të serbëve, sikur në pjesët tjera të Kosovës në përputhje me planin e Ahtisaarit”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka thënë se në planin e Ahtisaarit çdo gjë është e shkruar. “Ai ofron serbëve lokalë në të gjithë vendin të drejta shumë të gjera që asnjë minoritet në Evropë nuk i gëzon”, ka theksuar Hoxhaj.

Duke folur për qëndrimet e zyrtarëve serb për Kosovës, ministri Hoxhaj ka thënë se Evropa duhet të jetë e shqetësuar lidhur me vizionin serb për Kosovën dhe rajonin.
“Serbia duhet të kuptoj se fati i saj është brenda kufijve të saj e jo në Bosnjë dhe Kosovë. Që nga vdekja e Zoran Gjingjiqit, Serbia mbetet e njëjtë, e ngrirë. Politikanëve serbë, duke kërkuar konflikt të ngrirë në veri të Kosovës, nuk e kuptojnë se ata ngrijnë të gjithë vendin e tyre”, ka paralajmëruar Hoxhaj.

Në këtë intervistë të gjatë kryediplomati kosovarë ka folur edhe për vizitën e tij në Paris dhe për takimin që ka pas me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Alain Juppe.
“I urova atij për rolin e Francës në Libi. Francez mund të jenë krenarë. Atë që keni bërë është mrekulli. Kemi përjetuar të njëjtën gjë. Nuk ka dallim në mes të Millosheviqit dhe Gaddafit, me përjashtim të rrobave...”, ka thënë Hoxhaj. (Indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›