Projekt rezoluta ruso-serbe dështon në Këshillin e Sigurimit

Ka dështuar në Këshillin e Sigurimit projektrezoluta ruso-serbe për gjoja tregtinë me organe në Kosovë.
Rusia nuk ia ka dalë ashtu siç ishte paralajmëruar që këtë projektrezolutë ta vendoste në rend dite të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vendet perëndimore nuk kanë mbështetur kërkesat e Serbisë dhe Rusisë për një hetim të mandatuar nga organizata botërore duke thënë se EULEX-i është i vetmi mekanizëm që ka jurisdiksionin për një hetim të tillë.