Iran, marina organizon ushtrime në ujërat ndërkombëtare
Marina e Iranit do të mbajë një stërvitje 10 ditore në ujërat ndërkombëtare, përtej Ngushticës së Hormuzit.
Lajmi u konfirmua nga komandanti i ri i marinës, admirali Habibollah Sajari për një nga televizionet vendase ku deklaroi se stërvitja do të fillojë të shtunën dhe do të mbahet në një zonë në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Ai mohoi raportet e mediave nga java e kaluar se ushtrimi do të mbyllte ngushticën, e cila është vendkalim për rreth 40 përqind të trafikut botëror të çisternave të naftës.