E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca arrestoi një kriminel serb

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 14:00

Është arrestuar në Francë një pjesëtar i njësitit paramilitar serb, i cili e kishte filmuar ekzekutimin e boshnjakëve afër Srebrenicës në vitin 1995.

Prokuroria për krime të luftës në Beograd tha se 47 vjeçari Miodrag Momqç është arrestuar në Grenobël, ku fshihej me identitet të rremë.

Pjesëtari i njësitit "Skorpionët" kërkohej nga Serbia, ndërsa Interpoli kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar kundër tij, nën akuzat për krime lufte në Bosnje në vitin 1995.

Videoja e ekzekutimit u shfaq në vitin 2005, gjatë gjykimit të ish-presidentit serb Slobodan Milosheviq në Tribunalin e Hagës.

Katër anëtarët tjerë të njësitit u dënuan në vitin 2007 në Beograd me 13 deri 20 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›