E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe Gjermania forcojnë mekanizmin anti-krizë

Franca dhe Gjermania ranë dakort të forcojnë mekanizmin anti-krizë që do të përdoret për të ndihmuar shtetet në vështirësi financiare për shkak të borxhit.

Në një komunikatë të shpërndarë nga presidenca franceze thuhet se kjo është ajo çka ka arritur kancelarja gjermane, Angela Merkel në bisedime me presidentin francez, Nikolas Sarkozi.

Nuk jepen detaje për mënyrën e forcimit të mekanizmit. Nisur nga situata e rënduar në të cilën ndodhet Italia, si Franca ashtu edhe Gjermania mbështetën planet e qeverisë italiane për balancimin e bilancit brenda 2013-s.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›