E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, serbët e veriut pranojnë marrëveshjen me KFOR-in

Zmbrapsen serbët e veriut të Kosovës duke e pranuar marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes KFOR-it dhe përfaqësueve serbë. Pas një takimi më shumë se 3 orësh në Beograd, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i ka bindur kryetarët ilegalë të komunave veriore që të pranojnë marrëveshjen me KFOR-in dhe të heqin barrikadat.
"Kemi rënë dakort që të gjithë së bashku të ruajmë qetësinë, unitetin dhe stabilitetin në atë pjesë të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Por, nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kërkojmë të respektojnë me përpikëri Rezolutën 1244", ka thënë njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut, Radenko Ndelkoviç.

Siç njofton kabineti i Tadiçit, pjesëmarrësit e takimit që ka zgjatur për më shumë se tre orë, kanë ritheksuar "rëndësinë që institucionet ndërkombëtare të mbeten neutrale ndaj statusit të Kosovës".

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›