E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në SHBA, qëllohen për vdekje 8 persona

Tetë të vdekur, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, është bilanci i një sherri familjar në një qytezë në shtetin federal amerikan Ohio, që më pastaj rezultoi me të shtëna armësh, njoftoi policia.

Shefi i policisë në qytezën Copley, Michael Meer i deklaroi televizionit lokal WKYC se një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë pesë persona. Më vonë, në afërsi të vendit ku ka hapur në fillim, ka vrarë edhe dy persona të tjerë, para se policia ta vriste atë për vetëmbrojtje.

Në mesin e viktimave është edhe i mitur 11-vjeçar, transmetoi agjencia e lajmeve AP.

Ende nuk dihet se në çfarë lidhjesh kanë patur vrasësi dhe viktimat e tij dhe gjithashtu motivet e kësaj tragjedie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›