Irak, Al Sadër thirrje besimtarëve të marrin armët

Kreu i klerit të Shiitëve në Irak, Moktada Al Sadër, i njohur për qëndrimet e tij anti amerikane, i ka bërë thirrje besimtarëve që të marrin armët për t`i rezistuar pushtuesve të huaj.
Al Sadër në një deklaratë të publikuar para pak orësh u shpreh se qeveria irakene po tregohej shumë tolerante ndaj prezencës së ushtarëve të huaj në Irak.
Shumë analistë vendas i arsyetojnë këto akuza të Al Sadër me shtyrjen e afatit të largimit të trupave amerikane nga Iraku.
Më përpara ishte raportuar që amerikanët do largoheshin në gusht të këtij viti nga Iraku, por afati u shty deri në fillim të vititë 2012.