Franca dhe Greqia votime me 6 maj

Nga financa në politike nga politika në financë. Tregjet financiare, të cilat luhaten shpesh me nervozizëm në pritje të rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme në Europë, të cilat do të mbahen më 6 maj në Francë dhe Greqi. Fransua Hollande përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve me presidentin aktual Nikolas Sarkozi, po në të njëjten ditë Greqia, e cila ndodhet në vështirësi të mëdha financiare mban zgjedhjet parlamentare. Rreziqet nga votimet do të shfaqen mjaft në tregjet financiare , kjo u pa menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve në Francë, ku socialisti Hollande fitoi me 28.7 % të votave .
Ja pse mëngjesi i 7 majit me hapjen e tregjeve mund të rrisë tensionet. 7 maji mund të vihet në diskutim për shkak të vizionit aktual me Gjermaninë, liderin udhëheqës.
Athina zyrtare i frikësohet një “mosqeverisjeje” . Pasi ka mundësi që të dy partitë, PASOk dhe Demokracia e re të mos marrin mazhorancën e votave dhe partitë të kalojnë nga 5 në 10, duke gjeneruar në këtë mënyrë mosqeverisjen.
Reformat dhe masat e shkurtimeve mund të vihen në diskutim sërish nga një mazhorancë e re dhe e brishtë dhe në këtë rast nuk përjashtohen të tjera ndihma për Greqinë. Lideri i “Ddemokracia e re”, Antonios Samaras ka deklaruar shumë here se kërkon të rinegociojë paketat e ndihmës . Në një situatë të ngjashme, por jo kaq ekstreme kemi nga ana tjetër Francën, ku kandidatët e vunë theksin tek rritja ekonomike dhe papunësia . Një fitore e socialistit Hollande në France do të përshpejtonte dhënien e llogarisë për Europën .
Analistet thonë se me një fitore të tij mund të fillonte dhe kurimi për sëmundjen që ka përfshire Europën. Çka fillimisht do të rezultonte si një stuhi për tregjet financiare e që më pas do të gjente stabilizimin e pse jo dhe kurën e duhur. Mirëpo në atë pikë Gjermanisë do t’i duhej të bënte një zgjedhje të fortë, të dilte nga euro dhe të vazhdonte rrugën e vetme ose të mbështeste një integrim fiskal dhe ndihme ndaj vendeve në nevojë.