Franca dhe Shqipëria, në prag të kthesës epokale
Në pranverë merr fund epoka e De Golit. Presidenti Nicolas Sarkozy, në prill të këtij viti, në takimin që pritet të mbahet në Strasburg ose në Kehl, pretendon ta përmbyllë misionin e tij në lëmin sigurisë, duke rikthyer Francën aty ku e ka vendin - në strukturat komanduese të NATO-s. Ky prill shënon njëkohësisht edhe fundin e epokës së tranzicionit politik e të sigurisë për shtetin shqiptar. Po në këtë takim të Aleancës Veriatlantike, Shqipëria rikthehet në vendin që i ka rezervuar natyra bashkë me historinë dhe gjeografinë e saj, kulturën dhe etno-psikologjinë e saj.
Dy pozicione komanduese me peshë të Aleancës, tashmë duket se u janë rezervuar gjeneralëve francezë. Fjala është për pozicionet komanduese të Krahut Verior me seli në Lisbonë, që ishte edhe kërkesë e Francës, si kusht për rikthim në strukturat komanduese të Aleancës. Me këtë akt merr fund pozicioni i jashtëzakonshëm që gëzonte Franca në kuadër të NATO-s, që nga viti 1966, kur gjenerali De Gol pati tërhequr trupat franceze nga strukturat komanduese të NATO-së, duke përjashtuar edhe mundësinë e dislokimit të komandës qendrore në territorin francez.
Parisi, që nga prilli i këtij viti, sërish do ta ketë përfaqësuesin e vet në komisionin përkatës ushtarak, ku hartohen politikat e sigurisë për Aleancën dhe, para së gjithash, ato që kanë të bëjnë me armët nukleare. Në këtë përvjetor jubilar të NATO-s (60-vjetori i themelimit), shqiptarët do të jenë ata që kanë përse t‘i gëzohen më së shumti këtij jubileu. Aderimi i Shqipërisë në NATO, po në këtë takim, bëhet zyrtar dhe fakt historik.
E vetëkuptueshme, as për rastin e rikthimit të Francës në strukturat komanduese të Aleancës, e as për atë të aderimit të Shqipërisë me të drejtat dhe obligimet e plota që i garanton statuti i Organizatës, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me farë revolucioni. Sidoqoftë, në rrethanat e reja të ristrukturimeve gjeopolitike, si njëri eveniment edhe tjetri, shënojnë kthesa në konceptimin e Aleancës dhe të lidershipit të saj - SHBA-ve. Me këtë akt, kombi francez dhe kombi shqiptar vlerësohen lart për kontributet që kanë dhënë sidomos pas përmbylljes së kapitullit që kishte të bënte me Luftën e Ftohtë, por edhe për kontributin që pritet të japin në ristrukturimin e Aleancës dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rrafsh rajonal dhe atë global.
Angazhimi në zinxhirin komandues për Francën shumë më tepër ka të bëjë me rishikimin e koncepteve politike që kanë formësuar, jo vetëm strukturën ushtarake, por para së gjithash atë diplomatike dhe politike të Parisit mbi rolin e Francës dhe diplomacisë së saj në shkallë planetare. Në vitin 1966, shumë prej qytetarëve të rëndomtë francezë kishin bindjen se Franca, jo vetëm që kishte braktisur strukturat komanduese të Aleancës, por njëkohësisht ata kishin filluar të gjykonin se ajo ngadalë, por sigurt po shkonte drejt shkëputjes nga orbita e vlerave politike transatlantike. Ky rikthim, i ndërlidhur gjithashtu me 11 shtatorin e 2001 për shqiptarët merr konotacione edhe gjeopolitike me interes të veçantë.
Vendimi i De Golit më 1966 ishte i ndërlidhur me ndjesinë e antiamerikanizmit që ishte selitur fuqishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht gjatë asaj periudhe të Luftës së Ftohtë që e kishte shndërruar Francën dhe bashkë me atë edhe Evropën, në një aktor të papeshë të politikës botërore. Në këtë vendim kishte rol vendimtar edhe fryma e nacionalizmit francez, që tashmë ishte shndërruar në legjendë. Ishte krijuar fare prajshëm një lloj ndjesie dhe vetëbesimi se Franca është e vetmja fuqi botërore që do të mund t‘i kundërvihej fuqisë madhore me emrin SHBA. Paralele me këto ndjesi të opinionit frëng me atë të opinionit shqiptar mund të tërhiqen lehtë për epokën komuniste që la mbrapa kombi shqiptar.
Ka disa vjet që janë bërë përpjekje nga qarqe të ndryshme antiamerikane gjithandej në Evropën Perëndimore, që këtë rol t‘ia faturojnë BE-së. Në këtë lojë, roli i të ashtuquajturës "Evropë e Re", në kuadër të së cilës ka hyrë edhe Shqipëria dhe tashmë hyn edhe Kosova, si shteti i dytë i shqiptarëve, është shikuar me dyshim të thellë. Ndërkaq, fryma pro-amerikane e veneruar te faktori shqiptar, nuk ka mbetur pa u ndëshkuar në një formë apo në një tjetër, madje edhe pas vitit 1999.
Me përfundimin e epokës së bipolaritetit, argumentet pro kësaj kthese epokale, si për Francën ashtu edhe për Shqipërinë (bashkë me të edhe të faktorit shqiptar), janë shumëfish pozitive. Franca rrit mundësitë për të qenë pjesë e ekipeve që i japin formë dhe përmbajtje vendimeve me rëndësi politike për atë vetë dhe për Aleancën, ndërkaq Shqipëria dhe shqiptarët fillojnë gradualisht të shndërrohen në subjekt të politikës rajonale dhe më gjerë. Të jesh partner në kuadër të Aleancës Veriatlantike dhe i Amerikës sot, shikuar nga prizmi i interesave nacionale, është shumë më shumë se privilegj historik.