Agoni, petale lulesh Adelës: Dëshiroj të dal baba që këtu
Kanë shprehur dëshira. Kanë bërë thashetheme. Kanë folur dhe kanë shprehur simpatinë për njëri-tjetrin... Kështu ka kaluar edhe një tjetër ditë për banorët e shtëpisë më të madhe në vend. Agoni duket se është më i bindur për t‘i shprehur simpatinë e tij Adelës, e cila nga ana e saj i ka thënë se nuk i pëlqen kjo lojë... Si për çudi, në mbrojtje të vajzës nga Kavaja për këtë gjest të Agonit është hedhur edhe Aida. Ndërsa në një bisedë në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelës se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë, ai ishte bërë flakë i kuq. "Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë?!", ka qenë reagimi i menjëhershëm i Bjordit... Me këto e të tjera episode interesante ka vazhduar një tjetër ditë në "Big Brother".
"Më je dukur i padurueshëm"
Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Lirita i thotë Arjonit se në fillim ka menduar që ta nominojë, sepse nuk i pëlqente, i dukej i padurueshëm, por tani që ka ndryshuar sjellje, i duket mirë. Ata flasin edhe për sjelljen e Arjonit kundrejt Mozës gjatë natës së spektaklit dhe Arjoni thotë se u nervozua shumë me të për gënjeshtrat që i kishte thënë ajo. As Liritës nuk i pëlqeu kjo sjellje e Mozës dhe e pa si të pavend gënjeshtrën e saj, ku tha se kishte pasur një të dashur biseksual. Për Liritën, shakaja duhet të kishte marrë fund në moment e jo pas disa ditësh. Arjoni thotë se Moza nuk është sjellë drejt me të, pasi ajo mendonte se ai kishte një prapamendim. Por, sipas Arjonit, nuk është e vërtetë se ai veç ka dashur që ta njohë e të krijojë një gjykim të drejtë për të. "Këtë kohë kur kemi qëndruar vetëm këtu, jemi njohur më shumë dhe kam vënë re se është një vajzë shumë e çiltër", ka shtuar ai. Ata flasin edhe për Adelën, e cila u duket shumë e përmbledhur dhe që nuk është vetja. Arjoni flet edhe për Adin, të cilin nuk e njohin ende dhe vazhdon ta quajë atë "kloun". Arjoni pretendon se Adi ka krijuar mendim negativ ndaj tij dhe se ai ka një mendim pozitiv vetëm për më të vegjlit e shtëpisë, ata që janë më të padjallëzuar, por me më të mëdhenjtë nuk e luan dot.
"Nëse fitoj"
Lirita ka shprehur dëshirat e saj se si do t`i shpenzojë paratë nëse fiton çmimin e parë dhe vlerën prej 70 mijë eurosh: "Do të rregulloja shtëpinë e nënës, të kryeja një master dhe një kurs parukerie në Tiranë, do të ndihmoja një familje që ka dy fëmijë me probleme mendore dhe pjesën tjetër për të bërë pushime".
Kurse Arjoni do t`i shpenzonte për familjen e tij, do t`i bënte një dhuratë mamasë së tij. "Nuk kam menduar që t`ua fal të tjerëve, por do të ndihmoja të afërmit e mi", ka thënë ai.
Thashetheme për Agonin
"Kam menduar të dal baba që këtu", ka qenë fraza e Agonit, të cilën Zhuljeta e gjen si pretekst për të bërë pak thashetheme. Zhuljeta flet me Arjonin për pakënaqësitë që ka kundrejt Agonit dhe për bisedat që kishin pasur gjatë turnit të tyre. Ajo i thotë se bisedat që bën Agoni, nuk i pëlqejnë dhe se bën gjithmonë të njëjtat biseda me të gjithë, megjithatë ajo i ka diskutuar të gjitha këto me të. Zhuljetës nuk i pëlqen fakti që Agoni ka hyrë me të tilla plane në shtëpi, se në këtë mënyrë ka për të humbur respektin e gocave. Për Arjonin nuk është ai i vetmi që ka ardhur me plane. Thashethemet e tyre ndërpriten se me ta bashkohet Dritani.
Adela apo Moza
Agoni dhe Lirita po qëndrojnë në kopsht dhe po bisedojnë mbi dashurinë dhe shprehjet që thuhen për të. Agoni i thotë Liritës se do të dashurohet me një nga vajzat brenda shtëpisë, por nuk di me kë. Ai thotë se është në dilemë midis Adelajdës dhe Mozës. Lirita i thotë se Moza ka Bjordin, por për Agonin nuk është keq nëse ajo ka dy simpatizantë.
Strategjia e Sorit
Arjoni, Sori dhe Zhuljeta, duke përgatitur drekën, përfitojnë për të biseduar mbi nominimet dhe se cili do të largohet këtë javë. Për Sorin, mundësia më e madhe është që të largohet Agoni dhe jo Arjoni, megjithëse do preferonte zyshën dhe madje ka lënë dhe shenja për këtë. Arjonin e sheh si një personazh që do qëndrojë gjatë. Arjoni i thotë Sorit se me strategjinë e tij më shumë po e shfrytëzojnë të tjerët. Sori e di që nuk do ta fitojë ai lojën, madje ka menduar që për disa arsye të tijat ta lërë lojën përgjysmë dhe të largohet vetë. Arjoni e merr si shaka dhe duke menduar që kjo është një strategji e re e përdorur nga ai, i thotë se në këtë mënyrë del i fituar dhe se nuk do ta ngacmojë më njeri. Por, Sori i thotë se jashtë e presin punë dhe se e ka seriozisht.
Petale në krevatin e Adelajdës
Agoni ka hedhur petale lulesh në krevatin e Adelajdës. Kjo gjë duket ta ketë shqetësuar shumë Adelajdën, që i është shprehur Republikës se nëse do t‘i pëlqente Agoni, mund t‘i pëlqente edhe ai gjest, por asaj ai nuk i pëlqen fare, as fizikisht, as si tip. "Kur kam ardhur këtu, i ka thënë ajo Republikës, i kam vënë disa synime vetes! Dhe nuk kam ndërmend të krijoj lidhje dashurie me asnjë mashkull të shtëpisë". Sipas saj, kjo për dy arsye, sepse nuk e tërheq askush prej tyre dhe sepse ka një jetë tjetër jashtë shtëpisë. Ajo ka vazhduar duke thënë se njeriu njihet në jetën përjashta dhe jo në atë brenda një "reality show". Ajo nuk vonoi t‘ia bëjë të qartë edhe Agonit, se gjeste të tilla asaj nuk i pëlqejnë dhe ai nuk duhet t‘i përsërisë.
Aida përkrah Adelajdën
Hedhja e petaleve të trëndafilave nga ana e Agonit mbi krevatin e Adelajdës, e ka pozicionuar Aidën në mbështetje të Adelajdës. Asaj nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe këtë ia ka thënë hapur edhe atij. "Mua për budallë, nuk më bën dot njeri!", i ka thënë Aida Agonit. Agoni e ka pyetur pse ajo e ka kaq të vështirë të pranojë se ai vërtet mund ta pëlqejë Adelajdën. Ajo ia ka kthyer se, nëse do ta pranonte këtë, do t‘i duhej fillimisht të pranonte që ai po ndihej aq vetëm, sa s‘po dinte ku të kapej. "Ose je i zgjuar e po bën lojë, ose je shumë i dobët e po bie në dashuri edhe me diellin që del në mëngjes", i ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se tani po i jepte të drejtë Zhuljetës, kur thoshte se të gjithë po mundohen të bëjnë show. Mbështetjen e saj karshi Adelajdës ajo ia ka pohuar edhe kësaj të fundit, pavarësisht se ajo nuk e kuptoi fort mirë. Jo vetëm kaq, por edhe në prani të Liritës dhe Dritanit, Aida ka mbajtur të njëjtin qëndrim. "Nuk më pëlqen fare!", ka thënë ajo. Edhe nëse është me tallje, kjo mënyrë të talluri nuk më pëlqen". Lirita i ka thënë asaj se ndoshta Agoni nuk e kishte me të tallur, por Aida ia ka hedhur poshtë, duke i thënë se gjithsesi kjo nuk ishte aspak një mënyrë për të bërë për vete "zyshën". "Nuk bëhen këto gjëra, ka vazhduar ajo. Edhe unë kam pasur kontradikta me zyshën, madje o kam pasur unë, o s‘ka pasur njeri. Por këto gjëra nuk bëhen".
"Arjoni u skuq kur më puthi"
Duke biseduar në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelajdës se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë, ai ishte bërë flakë i kuq. Adelajda tha se edhe atë e kishte puthur, por nuk ishte skuqur, sipas saj, sepse atë e ka puthur pa të keq, ndërkohë që Mimozën e pëlqen. Ndërsa Bjordi kur e mori vesh i tha Mimozës: "Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë"?! "Po, iu përgjigj ajo me shaka. Ai më puthi dhe unë e putha".
"Dua të bëhem si Qetsori!"
Duke biseduar me Zhuljetën, Arjoni i ka thënë asaj se do të donte të ishte si Qetsori kur të arrinte në moshën e tij. Ai ka thënë se i pëlqente shumë natyra apo tipi i tij, gjë që e ka miratuar edhe Zhuljeta, duke shtuar se ai ishte interesant, i zhdërvjellët e nuk të linte kurrë të bije në monotoni. Ai ka vazhduar duke thënë se edhe pse mund të detyrohej ta nominonte, sepse e konsideronte si një konkurrent nga më të fortët, ai do të vazhdonte ta pëlqente. "Është pak herët, ia ka kthyer Zhuljeta, për të thënë se cili është më i forti". Megjithatë, ajo ka shtuar se po të kishte qenë djalë, do të ishte si Qetsori.