Helidon Haliti, rikthehet piktori
Nëpërmjet ngjyrave, çelet shpirti i piktorit. Mënyra si ai e mendon dhe jeton. Ndjesitë përcillen të drejtpërdrejta. Ndalesh një hop dhe nis të mendosh. Ja ku gjen para teje histori personale, por edhe atë të vendit tënd, të piktorit që e përfaqëson atë dhe që ia përcjell botës mbarë nëpërmjet artit të tij. "Ne nuk e dimë me siguri se si krijohet një piktor...", kështu shkruan Moikom Zeqo teksa rrëfen ndjesitë e tij për veprën e piktorit Helidon Haliti. E në të vërtetë, i mistershëm është burimi i krijimit, i rastësishëm mund të jetë çasti që e lind atë. Për shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, "pëlhurat e Helidon Halitit kanë aftësinë ta bëjnë njeriun të ndalojë përpara tyre, pa e ditur ndoshta emrin e tij, moshën apo vendin ku ka lindur. Ky është i akti i parë i papërsëritshëm i artit. Një artist që e ka këtë dhunti, mund të thuhet se e ka çelësin e enigmës...". Pak ditë më parë, punonjës të ambasadës franceze në Tiranë, zgjodhën një prej veprave të tij. "Gjeli", tashmë i përket Presidentit Nicolas Sarkozi. Vepra e Helidon Halitit i është shtuar koleksionit presidencial. Piktura e artistit shqiptar, ka pasuruar koleksionin e Presidentit francez. Tashmë ka mbërritur në "Champs Elysee", pallatin presidencial francez. Ky është vetëm një hap, për piktorin shqiptar, i cili më 16 mars do të çelë një ekspozitë personale në muzeun "Mezuraj" në Tiranë. Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e punimeve të piktorit Helidon Haliti, janë përmbledhur në një album voluminoz të përgatitur po prej këtij muzeu. Albumi vjen si një pasqyrim i veprave më të mira të tij, një pjesë e madhe e të cilave do të shfaqen në ekspozitën që vjen pas rreth 20 vitesh. Do të ekspozohen aty, njësoj si në album, një pjesë e rëndësishme dhe përfaqësuese e krijimtarisë së tij ndër vite. I pari vjen "Autoportreti", i përket vitit 1984. E ndjek pas krijimtaria deri në vitet ‘08. Piktori Skënder Kamberi, i cili e ka njohur nga afër që në fëmijëri, shprehet se Helidoni është një nga piktorët më të talentuar të brezit të tij. "Penalata e tij ka një shqetësim të brendshëm, ajo nuk ngrin", shkruan në album ai.
"Eksperimental", "Portrete", "Kostandini dhe Doruntina", "Legjenda e Rozafës", "Nudo", "Peizazh", "Dialog", "Luna Park", "Ngujimi", "Vizatime akuarele", janë ciklet të cilat prezantohen në albumin i cili i kushtohet Halitit. Për piktorin, kjo është ekspozita e tij e dytë personale që çel në Shqipëri. Më parë ka marrë pjesë në ekspozita në bashkëpunim edhe me autorë të tjerë.
Haliti i do ngjyrat. I sjell të ngrohta ato në pikturën e tij. Joshëse, tërheqëse, meditative... sikur vjen nga një tjetër botë. Piktura e tij është e tillë. E kanë quajtur piktor modern. E megjithatë, në fokus të veprës së tij janë fabula shqiptare. Gjen aty Kostandinin dhe Doruntinën, ashtu siç gjen edhe Rozafën. Mitet e kohës sonë janë një tjetër burim frymëzimi. Emigracioni shqiptar rrëfehet në pikturën e tij. "Këmbët" (Emigrimi) e realizuar në vitin 2000 është një prej veprave të tij më të arrira. Vetë piktori është mjaft i afeksionuar pas saj. Arsyet janë të shumta, një më shumë nga të gjitha. Në fillim të viteve ‘90, ai e provoi në kurriz emigracionin. Helidon Haliti emigroi në Greqi. Jetoi jetën e rëndë të emigrantit, por nuk u kthye. Largimi ishte një provë edhe për krijimtarinë e tij. "Të krijosh në një vend të huaj, është njësoj si të pikturosh sipër në avion. I ruhesh boshllëqeve të ajrit", thotë vetë piktori. Helidon Haliti, studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Tashmë, ai është një nga piktorët bashkëkohorë të talentuar shqiptarë. Më të fortë, ai e gjen veten në portretet, por edhe në veprat e punuara në akuarel. Ai e do njeriun, vlerëson të bukurën te njeriu, ndaj edhe dashuron këtë gjini. E megjithatë, njësoj të bukura janë edhe peizazhet e Helidonit. Në kompozimet ai nuk e shmang asnjëherë atë. Nudot, janë të kompozuara në mënyrë po kaq të veçantë prej tij. Femra te Haliti, i shmanget klasikes. E mbështjellë me vel mes të dukshmes dhe të padukshmes, piktori e servir femrën nudo ndryshe, duke i dhënë asaj fisnikërinë që meriton. Helidon Haliti ka ekspozuar për herë të parë në Tiranë në vitin 1984, në një ekspozitë kombëtare, si dhe në ekspozitën e të rinjve në Oslo në Norvegji në vitin 1985 ku është vlerësuar me dy çmime për akuarelet e paraqitura prej tij. Haliti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, por edhe në Greqi ku jeton dhe krijon aktualisht. Ai realizon vepra në gjini dhe teknika të ndryshme.