Franca do votoje pro heqjes se vizave me Shqiperine

Sekretari i Shtetit Lellouche Heqja e vizave ceshtje sigurie do japim driten jeshile
Qeveria franceze garanton se do mbeshtese Shqiperine ne proceset e integrimit duke konfirmuar keshtu voten lsquopro ne Parlamentin Evropian dhe Keshillin e Ministrave per liberalizimin e vizave. Deklarata ka ardhur nga Sekretari i Shtetit Pierre Lellouche i cili ne fjalen e tij ne Asamblene Parlamentare te Frances ka theksuar se BE kerkon garanci sigurie nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes per heqjen e vizave. Ai solli ne vemendje se vitin e kaluar disa vende te ish-Jugosllavise perfituan heqjen e vizave pra Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ato qe mbeten jane Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina. Ne cdo rast behet fjale per nje ceshtje delikate. Pozicioni im i Presidentit te Republikes dhe mendoj se dhe i qeverise po ashtu eshte se ceshtja e vizave eshte nje ceshtje sigurie dhe jo vetem nje dhurate diplomatike qe ne ofrojme pergjate kesaj rruge. Vizat jane nje ceshtje qe lidhet me sigurine dhe qe duhet te shoqerohen me garanci shume serioze. Ne kemi qendrimin tone ne perputhje me vendet e tjera anetare dhe sigurisht qe shpresojme ne heqjen e vizave per qytetaret e ketyre dy vendeve- u shpreh ne deklaraten e tij gjate nje seances ne Komisionin e Jashtem te Asamblese Nacionale.
Kjo jave mbetet edhe vendimtarja porsa i takon liberalizimit te vizave me Shqiperine.
Parlamenti Evropian pritet te votoje ne 7 Tetor raportin e vizave i cili flet me nota pozitive ne te gjithe teresine e tij ndersa vendet anetare e vleresojne dosjen ne nivelin e ministrave te Brendshem europiane me 8 nentor.