Gjenerali Clark i prezanton kryeminsitrit Berisha projektin per kontrollin dhe menaxhimin e lojerave te fatit
Gjenerali amerikan eesly Clark u prit dje ne nje takim nga kryeministri i vendit Sali Berisha si perfaqesues biznesi. Duke e falenderuar per pritjen gjenerali Clark i shprehu kryeministrit Berisha se impresionohet sa here vjen ne Shqiperi me ndryshimet e dukshme dhe te prekshme kudo qe ai shkon. Ne kete kontekst gjenerali Clark u shpreh se reformat e ndermarra nga qeveria e shqiptare kane ngjallur interes te madh tek grupe te njohura biznesi nga Amerika dhe Kanadaja. Gjenerali Clark ndodhet ne Shqiperi per ti prezantuar kryeministrit Berisha nje projekt - propozim te rendesishem ne fushen e qeverisjes elektronike. Ai u shpreh se ishte njohur me perpjekjet e qeverise shqiptare per te prezantuar sistemin elektronik ne shume fusha me qellim rritjen e transparences dhe eficences se veprimtarise se saj dhe se projekti qe ai propozon eshte ne linje me reformat e filluara. Gjate takimit Gjenerali Clark i prezantoi kreut te qeverise Berisha nje sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi te lojerave te fatit i cili garanton transparence dhe eficence ne procesin e funksionimit te lojerave te fatit elektronike si dhe vjeljen reale te taksave nga ky lloj biznesi. Si rezultat i aplikimit te ketij sistemi rriten me shume se 100 milion te ardhurat e pavjelura nga lojrat e fatit on-line akoma te pakontrollueshme.
Ky eshte nje tjeter funksion qe rrit transparencen e biznesit ndaj autoriteteve te mbledhjes se taksave dhe qe siguron kontrollin e plote dhe eficent te ketij sektori biznesi.
Nga ana e tij kryeministri e falenderoi gjeneralin Clark per interesin qe ai tregon per mbeshtetjen e biznesit dhe investimeve te huaja ne Shqiperi si dhe per pjesemarrjen e tij aktive ne bordet drejtuese te ketyre bizneseve ne favor te investimeve ne Shqiperi.
Berisha i tha gjeneralit Clark se qeveria shqiptare si dhe ajo e Kosoves e vleresojne ate per kontributin e dhene me pare dhe per kontributin e tanishem.
Kryeministri i prezantoi gjeneralit Clark situaten e qeverisjes elektronike reformat e ndermarra ne kete fushe si dhe e falenderoi per projekt propozimin i cili shton kontributet ne fushen e sherbimeve dhe veprimeve on-line. Kryeministri u shpreh se projekti do te shqyrtohej dhe vleresohej konform ligjeve dhe rregullave ne fuqi nga ministrite perkatese.