Kongresi amerikan i ndare mbi seancat per myslimanet radikale
Nje seance degjimore kundrathenese qe identifikon kercenimin nga radikalet ne komunitetin musliman amerikan ka nxjerre ne pah ndasite e thella mbi kete ceshtje mes ligjvenesve amerikane.
Kryetari i komisionit te eshtjeve te Sigurise Kombetare ligjvenesi republikan Peter King e hapi seancen e sotme duke deklaruar se al Kaida eshte duke bere nje perpjekje te bashkerenduara me pikesynimin per te radikalizuar muslimanet e rinj ne SHBA.
Zoti King hodhi poshte kritikat se kjo seance degjimore ne menyre te padrejte perqendrohet vetem tek muslimanet dhe tha se nuk ka asgje radikale dhe joamerikane ne kete seance. Ai tha se reagimet jane luhatur nga mosbesimi tek hakmarrja dhe histeria.
Ligjvenesi demokrat Bennie Thompson ngriti shqetesimin se kjo seance mund te perdoret nga ata te cilet kerkojne te frymezojne nje brez te ri terroristesh.
Deklaratat e ligjvenesit King u kundershtua nga demokrati Kith Ellison ligjvenesi i pare mysliman i zgjedhur ne Kongresin amerikan.
Ne nje deshmi emocionale Elison tha se ai shqetesohet se kjo seance vetem ndihmon ne fajesimin e te gjithe komunitetit musliman ne SHBA per aktet e individeve duke e quajtur kete gje te gabuar dhe jo te frytshme.