17 vjeç, 55 centimetra i gjatë

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 18:10
Junrey Balawing është një 17-vjeçar filipinas, i cili është i gjatë vetëm 55 centimetra.
Adoleshenti mund të shpallet shumë shpejt si mashkulli më i vogël në botë.
Për këtë duhet të presë sa të mbushë 18 vjeç më 18 qershor, në mënyrë që t’i jepet zyrtarisht rekordi Guiness që mbahet për momentin nga Khagendra Thapa Magar, nga Nepali.
Khagendra është vetëm 67 centimetra i gjatë.
Junrey është gati për të thyer rekordin për 12 centimetra dhe për këtë ndihet krenar. “Nëse do jem burri më i vogël në botë do të ishte shumë bukur”, thotë ai.
Junrey nuk është rritur më që nga mosha njëvjeçare, ka probleme me ecjen dhe nuk mund të qëndrojë për shumë kohë në këmbë.