E Shtunë, 31 Tetor 2026

Acar në Greqi dhe Turqi

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 17:20

Tre persona janë gjetur të vdekur mëngjes në qendër të Athinës, trupat e të cilëve u gjetën nga punëtorët e bashkisë dhe sipas informacioneve ata janë njerëz të pastrehë që kanë vdekur gjatë natës për shkak të ftohtit të ashpër dhe acarit që ka përfshirë vendin.

"Ky zhvillim tragjik tregon dobësi të mëdha të shoqërisë sonë. Fakti se ka njerëz që jetojnë në varfëri, në trotuare, në sheshe dhe parqet e qytetit, është shumë çështje serioze që ka të bëjë ne të gjithë”, tha kryetari i komunës së Athinës, George Kaminis.

Natën e kaluar bashkia e qytetit të Athinës ka ofruar batanije për të pastrehët, supë dhe çaj në dhjetëra vende në qytet ku ata strehohen.

Acari ka kapluar edhe Turqinë. Reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin rrugor dhe ajror.

Në Ankara trafiku rrugor është paralizuar, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të pastruar borën që ka arritur në 50 centimetra.

Shkollat janë mbyllur në kryeqytet, trafiku hekurudhor është bllokuar, ndërsa shumë fluturime janë anuluar.

Raportohet se në pjesën qendrore dhe veriore të Turqisë, bora ka izoluar qindra fshatra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›