Franca e Gjermania kujtojne 50 vjetorin e Traktatit te Elizese
Franca dhe Gjermania përkujtojnë sot 50-vjetorin e Traktatit të Elizesë. Ky Traktat vulosi pajtimin mes dy vendeve pas një shekulli e gjysmë antagonizmi dhe tri luftërash, si dhe krijoi mekanizma bashkëpunimi, të cilat deri më sot nuk kanë të krahasuar me asnjë tjetër, si nga shtrirja ashtu dhe nga prodhimtaria.
Pajtimi i popujve gjermanë dhe francezë nuk ishte diçka e lehtë, sepse tre konfliktet mes tyre (më 1870/’71, 1914/’18 dhe 1939/’45) kishin lënë pas familje të shkatërruara dhe plot me mllef; por edhe me urrejtje ndaj popullit tjetër. Ky pajtim ka qenë një proces i gjatë dhe Traktati i Elizesë në vitin 1963 u bë i mundur vetëm në sajë të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve serioze të trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore në lidhje me Sarrën.
Karakteri simbolik dhe spektakolar i afrimit mes dy burrave të mëdhenj të shtetit, Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle, pati një efekt tronditës pozitiv në të dy popujt. Këta kuptuan se kishte ardhur koha, pa harruar të kaluarën, të kthehej faqja dhe të ndërtohej së bashku një e ardhme në paqe.