E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e Holanda: Vizat, ne vere 2010

Ambasadorja e Frances Maryse Daviet dhe Ambasadori i Holandes, Henk Van den Dool, pasi vizituan Piken e Kalimit Kufitar te Qafe Thanes se bashku me Ministrin e Brendshem, Lulzim Basha, shprehen besimin per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare ne mesin e vitit te ardhshem. Ambasadoret e Frances dhe Holandes vezhguan ne Piken e Kalimit Kufitar te Qafe Thanes se si funksiononte sistemi TIMS, si nderlidhej ky sistem me sistemin MEMEX dhe me bazen e te dhenave te INTERPOL-it, si funksiononin kamerat e instaluara te vezhgimit, si funksiononin lexuesit optike te pasaportave biometrike. Njeheresh dhe se si bashkepunonin agjencite e ndryshme qe operojne ne kufi, policia kufitare, dogana, kontrolli fito-sanitar, sherbimi i antidroges etj.

Mbreselenese, e perkufizuan ambasadorja franceze dhe ambasadori holandez pershtypjen e tyre per funksionimin e sistemeve te kontrollit kufitar ne kete pike te kalimit kufitar. Ambasadorja Daviet vleresoi se eshte bere nje progres i shpejte ne fushen e menaxhimit te integruar te kufijve, qe eshte nje ceshtje kyce per liberalizimin e vizave. "Cdo shqiptar do te perfitoje nga procesi i liberalizimit te vizave dhe ne presim te behen se shpejti hapa konkrete. Shpresojme qe liberalizimi i vizave te arrihet ne mesin e veres se vitit te ardhshem", u shpreh ambasadorja franceze, Daviet. Ambasadori Van den Dool shprehu kenaqesine qe progresi ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave ka qene i dukshem dhe i shpejte, si ne fushen e dokumenteve te sigurta te udhetimit edhe ne fushen e sigurise se kufijve. "Ajo qe ne shpresojme eshte qe misioni i Komisionit Evropian te konstatoje kete progres dhe te jape sa me shpejt mbeshtetjen e tij per liberalizimin e vizave", deklaroi ambasadori holandez.. Ministri i Brendshem, Lulzim Basha siguroi te dy ambasadoret se te njejten situate mund te gjejne ne te 26 pikat e kalimit kufitar. Basha theksoi se nje rol te vecante ne permbushjen e kritereve kane pasaportat biometrike, per te cilat Shqiperia po ecen me hapa jashtezakonisht te medhenj perpara dhe me praktiken me te mire evropiane. E ne kete aspekt permendi faktin se pikerisht ne koncesionarin e prodhimit te dokumenteve te identitetit, operon nje kompani prestigjioze franceze "Sagem", nderkohe qe pasaportat prodhohen nga nje kompani holandeze. "Shqiperia, per sa i perket kohes qe kur ka nisur leshimin e pasaportave biometrike, por edhe per sa i perket ecurise, eshte perpara edhe ne raport me vendet e tjera te Bashkimit Evropian, sepse gjate ketij takimi u informova nga te dy ambasadoret se vendet e tyre respektive kane nisur prodhimin e pasaportave biometrike vetem para pak muajsh. E rendesishme eshte qe ne po ecim perpara me kriteret dhe besoj se ne kete drejtim, verifikimi qe pritet nga Komisioni Evropian do te jape rezultatet e duhura per te arritur heqjen e vizave per qytetaret shqiptare brenda 6 mujorit te pare te vitit qe vjen" deklaroi Basha.

Lohan e Maroni: Vizat, po permbushen kriteret

Nuk eshte vleresimi i pare nga ana e nderkombetareve ne lidhje me permbushjen e kritereve nga ana e Shqiperise per liberalizimin e vizave. Ashtu si ambasadorja franceze Daviet dhe ambasadori holandez Van den Dool, progresin e arritur nga Shqiperia dhe permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave ne fushen e sigurise se dokumenteve dhe menaxhimit te integruar te kufijve e ka njohur dhe vleresuar vetem nje muaj me pare edhe Shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian, Lohan pas nje vizite ne PKK te Bllates, Diber, dhe po ashtu vetem pak dite me pare Ministri i Brendshem i Italise, Maroni pas vizites ne Qendren e Personalizimit te te Dhenave te Dokumenteve te Identitetit, ne Qendren Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe ne PKK Rinas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›