E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tkurret ndjeshem protesta e opozites

Protesta e opozites ne diten e dyte te saj eshte tkurrur ndjeshem. Jane dashur vetem 24 ore nga fillimi i saj, qe njerezit te ndjehen jo vetem te lodhur por dhe te zhgenjyer nga kjo proteste, duke shenuar ne kete menyre bjerrjen e saj dhe per pasoje reduktimin e numrit te pjesmarrsve katandisur thjeshte ne pjessmarres militante dhe te punesuar ne pushtetin vendor. Nderkohe qe deputetet socialiste, premtojne se do ta heqin edhe me pahir nga detyra kryeministrin Sali Berisha. Ne diten e dyte te protestes, nje e nga nje, socialistet dhe opozitaret, premtuan se do te largojne edhe me force kryeministrin nga posti i tij. Sinjalin e dha dy dite me pare, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili tha se qeveria do te largohet, qofte kjo edhe me force. "Shkurt dhe troc, ne qofte se kutite do te mbahen te mbyllura, ne do te perdorim forcen per largimin e qeverise deri ne zgjedhje te parakohshme. Do te perdorim nje te drejte qe nuk na e ndalon dot askush", tha Rama. Akoma me i ashper, Kryetari i Partise per Ligj edhe Drejtesi, Spartak Ngjela, tha se keshtjellat rrethohen edhe me pas rrezohen. Duke nenkuptuar keshtu si keshtjelle, institucionin e kryeministrise, Ngjela tha se metoda qe po perdor opozita eshte e tille: "Keshtjellat si parim rrethohen njehere dhe me pas pushtohen. Kjo eshte taktika qe po perdorim ne". Ngjela beri thirrje se te gjithe se bashku, opozita dhe protestuesit, duhet te rrezojne tiranine e kryeministri Sali Berisha, per te realizuar hapjen e kutive te votimit. Nje e drejte kjo themelore sipas Ngjeles qe i takon vendit, popullit dhe demokracise. "Ja ku jemi te gjithe qe te rrezojme te gjithe se bashku kete tirani per te hapur kutite, qe jane banka e popullit. Ato po i mban mbyllur, ligesia edhe tirania, humbesi i madh, qe eshte Sali Berisha", vijoi Ngjela. Diten e djeshme, paralajmerimet e shumta vijuan edhe ne diten e dyte te protestes maratone. Deputeti socialist, i qarkut te Durresit, Gazmir Bizhga, tha se kryeministri do te largohet nga detyra qofte kjo me hir apo pahir. "Kryeministri Sali Berisha, po kerkon te ktheje edhe nje here vitin 1997, por kete here jo me arme, por me largime nga puna, me kercenime e pergjime. Nese ai nuk do te ike me hir, do te largohet me pahir me mjete demokratike", u shpreh Bizhga. Deputeti socialist, tha prere se socialistet nuk do te hyjne ne Kuvend ne rast se nuk do te realizohet hapja e kutive. Veprim qe sipas tij, Kryeministri nuk pranon ta beje, pasi ka frike nga humbja. Thirrje per rrezim nga posti vijuan edhe nga deputeti Erion Brace. Duke mbajtur fjalen here pas here, para protestuesve para institucionit te kryeministrise, Brace u shpreh se opozita do ta largoje nga selia e kryeministrise, ate qe po paguajme me taksat tona. "Ne emer te PS, dua te denoj me force xhestet e kryeministrit ne detyre qe gjendet ende ne menyre te paligjshme ne kete seli qe e paguan populli", akuzoi Brace per pershendetjen e djeshme me dy gishta ne dritaren e kryeministrise, kreu i qeverise Sali Berisha. Sipas tij, ky zyrtar, qe tani perfaqeson dhe nje vend te NATO-s, nuk meriton te ndeshkohet me fjalime. "Dua t'i denoj si xheste provokative, te nje zyrtari frikacak, fshehur pas xhamave te blinduar te zyres se tij, mbrojtur nga 200 police mua aty brenda, qe paguhen nga taksat tona", vijoi Brace. Pa dhene detaje se si do te pershkallezohet protesta, socialistet premtuan vetem se do te largojne me cdo mjet nga detyra, kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Rama: Ne kutite mbahen te mbyllura, perdorim forcen

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi dje se protesta maratone, nuk eshte nje lufte per pushtet, por nje beteje per dinjitet e drejtesi, qe nuk na e jep dhurate e nuk e merr dot peng pushteti i Berishes. "Shkurt dhe troc, ne qofte se kutite do te mbahen te mbyllura, ne do te perdorim forcen per largimin e qeverise deri ne zgjedhje te parakohshme. Do te perdorim nje te drejte qe nuk na e ndalon dot askush", theksoi Rama. Sipas tij, qeveria e kryeministrit Sali Berisha, eshte pergjegjesja e vetme per krizen e thelle ekonomike ku eshte futur vendi. Rama tha familja ne pushtet me ne krye Berishen, futi ne krize, pronaret, bizneset dhe njerezit e thjeshte.

Ngjela: Keshtjellat rrethohen njehere dhe me pas pushtohen

Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, premtoi gjate fjalimit ne protesten maratone, se opozita do te veproje me qeverine si ne rastin e keshtjellave. "Keshtjellat si parim rrethohen njehere dhe me pas pushtohen. Kjo eshte taktika qe po perdorim ne", tha Ngjela, duke paralajmeruar reagime te tjera. Sipas tij, nuk eshte koha per shaka apo per qeshje, eshte koha qe njerezit te dalin me gjoks ne mbrotje te votes. "Ja ku jemi te gjithe qe te rrezojme te gjithe se bashku kete tirani per te hapur kutite, qe jane banka e popullit. Ato po i mban mbyllur, ligesia edhe tirania, humbesi i madh, qe eshte Sali Berisha", tha Ngjela.

Bizhga: Do te largohet me pahir, me mjete demokratike

Ne diten e dyte te protestes, deputeti socialist i qarkut te Durresit, Gazmir Bizhga, tha se opozita do ta rrezoje edhe me pahir nga pushteti kryeministrin Sali Berisha. "Kryeministri Sali Berisha, po kerkon te ktheje edhe nje here vitin 1997, por kete here jo me arme, por me largime nga puna, me kercenime e pergjime. Nese ai nuk do te ike me hir, do te largohet me pahir me mjete demokratike", u shpreh Bizhga, duke deklaruar se nuk do te kete terheqje. Bizhga tha prere se socialistet nuk do te hyjne ne Kuvend ne rast se nuk do te realizohet hapja e kutive. Veprim qe sipas tij, kryeministri nuk pranon ta beje, pasi ka frike nga humbja.

Brace: Berisha, frikacak, po mbrohet me 200 police

"Ne do ta largojme nga selia e kryeministrise ate qe po e paguajme me taksat tona", keshtu paralajmeroi dje pasdite, deputeti socialist, Erion Brace. Ai denoi xhestet e bera dje nga kryeministri, per pershendetjen nga dritarja. "Ne emer te PS, dua te denoj me force xhestet e kryeministrit ne detyre qe gjendet ende ne menyre te paligjshme ne kete seli qe e paguan populli", akuzoi Brace. Sipas tij, ky zyrtar, qe tani perfaqeson dhe nje vend te NATO-s, nuk meriton te ndeshkohet me fjalime. "Dua t'i denoj si xheste provokative, te nje zyrtari frikacak, fshehur pas xhamave te blinduar te zyres se tij, mbrojtur nga 200 police aty brenda Kryeministrise, qe paguhen nga taksat tona", vijoi Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›