Mediat: Dick Marty mbërrin në Kosovë për të dëshmuar
Kosovë- Gazeta kosoavre ‘Zëri duke iu referuar burimeve të saj raporton sot se senatori zviceran Dick Marty ka mbërritur mbrëmë në Prishinë lidhur më akuzat për transplant organesh gjatë luftës së Kosovës.
Sipas burimeve të Zërit, Marty ka mbërritur në cilësinë e dëshmitarit për rastin Medicus, ku dyshohet se janë kryer transplantime pas luftës në Kosovë.
Martyn pritej që të mbërrinte si dëshmitar në datën 18 Qershor dhe mendohet se ardhja më herët mund të jetë bërë për shkaqe sigurie.
John Clint Williamson është caktuar prokurori amerikan i caktuar në krye të një task force të veçantë për të kryer hetimet në kuadër të mandatit të EULEX-it. ‘Zëri’ raporton se sot do të mbahet një seancë për rastin Medicus ku Marty do të dëshmojë. Por Brukseli nuk ka konfirmuar mbërritjen e Marty.